Benatia: Krenar me ekipin, gjyqtari gaboi te penalltia (Video)
Medhi Benatia ishte njëri nga protagonistët kryesor të ndeshjes Real Madrid-Juventus
Juventusi ishte duke fituar me rezultat 3:0 deri në minutën e 93-të, por një ndërhyrje e Benatias në Vasquez bëri që gjyqtari kryesor të akordonte penallti, shkruan Periskopi.
Penalltia u diskutua shumë, pasi Ronaldo shënoi dhe kualifikoi Realin në gjysmëfinale të Champions League.
“E kam parë gjatë ndeshjes, e kam parë edhe në TV, ju nuk mund të jepni penallti në aso situate,” ka thënë Benatia.
“Jam krenar me ekipin, por i neveritu me botën e futbollit.
“Nëse do të bëja penallti të pastër, do ta pranoja,”. /Periskopi/



