Benita flet me Ibron për Prime-n e mbrëmshëm: Isha gabim
Diskutimet për Prime-n e mbrëmshëm mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë munguar sot aspak.
Kësaj radhe Ibro dhe Benita kanë diskutuar për pjesën ku është përmendur Benita.
Banorja ka pohuar se ishte gabim veprimi i saj ndaj Elionës që u bë ditëve të kaluar.
“Ishte gabim publiku, ka rëndësi për mua që publiku ta kuptojë se nuk kisha qëllim të keq dhe se kam bërë gabim”, ka thënë Benita.
Ibro ia ktheu: “Është e rëndësishme të dëgjohet edhe pjesa jote edhe version yt”./Periskopi/



