Benteke pranë Newcastle
Christian Benteke është shumë pranë kalimit te skuadra e Newcastle United.
Lajmi është dhënë nga mediat europiane, ku thuhet se sulmuesi i Liverpoolit do të kalojë te skuadra bardhezi për një shifër 27 milionë funte plus 5 milionë shtesë tjera.
Belgu kaloi në verën e kaluar në Anfield Road, mirëpo në pjesën e dytë të sezonit të kaluar nuk kishte arritur ta bindte trajnerin Jurgen Klopp për ta aktivizuar në formacionin bazë. /Periskopi.com



