Benzema është i mbijetuari i vetëm që nga zgjedhja e Perezit si president i Real Madridit

Benzema është i mbijetuari i vetëm që nga zgjedhja e Perezit si president i Real Madridit

Në vitin 2009 Florentino Perez zgjedhet president i Real Madridit dhe që nga atëherë ai në skuadër ka sjellur shumë yje, të cilët më pas i ka larguar, ndërsa Benzema është i mbijetuari i vetëm

Perez në afatin kalimtar të parë si president i Realit shpenzoi 96 milionë euro në Ronaldon[Man Utd], 67 milionë në Kakan[Milan], 35 milionë në Benzeman[Lyon] dhe 30 milionë në Xabi Alonson[Liverpool], transmeton Periskopi.

Dhe kur këtyre transferimeve u shtohen edhe emrat tjerë si Esteban Granero, Alvaro Arbeloa, Ezequel Garay dhe Raul Albiol i bie që Reali shpenzoi 254 milionë euro në verën e vitit 2009.

Nga të gjithë këta të përmendurit, vetëm Karim Benzema është pjesë e Realit. Ai po hynë në vitin e 10-të si lojtar i ‘Los Blancos’.

Sulmuesi francez është i preferuari i Perezit dhe përkundër faktit që pati një sezon jo shumë të mirë ai pritet që të jetë akoma pjesë e Real Madridit. /Periskopi/

Shpërndaje në: