Benzema hyn në histori të Real Madridit, ky është rekordi fantastik i tij
Sulmuesi francez, Karim Benzema është bërë pjesë e historisë së klubit mbretëror, Real Madrid.
Përpos legjendave, Puskas, Santillana, Di Stefano, Raul dhe Cristiano Ronaldo listës së golashënuesve më të mirë i është futur edhe sulmuesi francez Karim Benzema, transmeton Periskopi.
Benzema ka arritur që të bëhet golashënuesi i gjashtë më i madh në histori të klubit madrilenë, duke arritur të shënoj 209 gola dhe kështu ka kaluar legjendën Hugo Sanchez i cili ka 208.

Francezi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kundër Gironas në Copa Del Rey në fitoren 1-3 të Realit.
Benzema gjatë viteve të fundit është akuzuar se nuk ka shënuar shumë gola mirëpo gjatë këtij sezoni ai është fantastik dhe po i lë të gjithë kritikët të heshtur.
Benzema tani do të synojë që të arrijë edhe legjendat si Puskas e Santillana të cilët nuk gjendet edhe shumë para tij.
Ylli francez ka shënuar gjithsej 136 gola në La Liga, 47 në Ligën e Kampionëve, 20 në Copa Del Rey, 3 në kupën e Botës për klube, 2 në Superkupën Spanjolle dhe 1 në Superkupën Evropiane./Periskopi/



