Benzema rinovon me Realin, pritet nesër të bëhet zyrtare (Foto)
Karim Benzema do të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021
E përditshmja sportive madrilene, AS, ka zbuluar se Karim Benzmea nesër do të vazhdojë kontratën me Real Madridin.
Ai ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2019, por do ta vazhdojë bashkëpunimin deri në vitin 2021.
Benzmea ishte transferuar në Madrid në vitin 2009 nga Lyon. Ai deri më tani ka luajtur rreth 250 ndeshje me Real Madridin dhe ka shënuar 122 gola.




