Berat Lahut s’i pëlqejnë veprimet e partisë së tij: Unë s’e pranoj presionin, shfaqje e shëmtuar
Berat Lahu, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, ka komentuar mbi video-incizimin e publikuar në media në të cilin shfaqen Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, të cilët përpiqeshin të bindnin atë dhe Edmond Azemi për të lëshuar seancën.
Lahu e ka cilësuar këtë ngjarje si një inskenim të organizuar nga Gëzim Sveçlën dhe Egzon Azemin.
Ai e ka quajtur këtë një “shfaqje të shëmtuar”, e orkestruar nga dy figura të rëndësishme të qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë..
“Një shfaqje e shëmtuar, e inskenuar nga dy persona të rëndësishëm, me pozita të rëndësishme në VV që është Gëzim Sveçla dhe Egzon Azemi. Unë nuk e pranoj presionin. Por Presioni ka qenë ndaj kolegut Edmond Azemi i cili po ashtu ka qenë në seancë”, tha ai.



