Berbatov: Me këto dy transferime Unitedi do bëhej top-ekip

Berbatov: Me këto dy transferime Unitedi do bëhej top-ekip

Dimitar Berbatov i ka rekomanduar Manchester Unitedin se ata kanë nevojë për dy qendërmbrojtës për të forcuar fazën defanzive.

‘Djajtë e Kuq’ ishin në kërkim të një mbrojtësi me kuadro të larta, por në fund morën Diego Dalot të Portos, të cilit paraqitjet i numërohen me gishta.

Kalidou Koulibaly dhe Toby Alderweireld janë dy emrat më të lakuar për një transferim të mundshëm në Old Trafford, të cilat i ‘aprovon’ edhe Berbatov.

Image result for koulibaly and alderweireld

”Në çdo pozicion tjetër ata kanë lojtarë cilësorë dhe gjithçka që kanë nevojë është të përforcohen në mbrojtje”.

”Shpresojmë se ata mund të gjejnë një ose dy mbrojtës të klasit botëror dhe pastaj United do bëhej një ekip serioz”, u shpreh bullgari./Periskopi/

Image result for koulibaly

Shpërndaje në: