Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen ‘Partizani’.
Pasi la ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera tha se është i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e tij.
Më tej ai u shpreh “Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër.”, tha ai.



