Berisha me fjalë të mëdha para ndeshjes me Islandën
Ai para mediave tha se Kosova do të luajë për fitore ndaj Islandës.
“Ne luajmë futboll për të fituar por duhet të jemi kompakt edhe në mbrojtje sepse Islanda është ekip mjaft fizik. Megjithatë, ne do të luajmë për fitore”, deklaroi Berisha.
“Stërvitja e parë ishte e mirë, për mua është me rëndësi që të njoftohemi me bashkëlojtarët. Detyra jem është shënimi i golave. Është një grup shumë i mirë me disiplinë më kanë pritur shumë mirë dhe nuk pres të kem probleme. Jam shumë i kënaqur deri tash”, theksoi ai. /Periskopi.com



