Berisha: Forma e sheshit te ri duket në formë vagine
Në profilin e saj, ajo ka shkruar se në shikim të dytë, ky shesh i duket identik si forma e vagines.
Lexoni të plotë reagimin e saj:
Në shikim të parë, forma e sheshit të ri në veri, m’u duk si ‘Syri i Horusit, me vetull’, por në shikim të dytë ky shesh duket identik si forma e vaginës.
Ato shtyllat lëvizëse, që hynë e dalin në asfalt në rast se serbëve u merr zjarr betoni, ato janë të papara, veç një mendje skizofrenike kujtohet për të tilla ide!
Quaje mur, quaje park, quaje kufi, quaje si të duash ti, po kryesore sheshi është variant tjetër i postbllokut, dhe ti nuk mund të kalosh matanë urës, në veri!
A na ndan dheu, a na ndan muri, a na ndajnë lulet, nuk ka rëndësi, kryesore qyteti mbetet i ndarë.
Ajo, e BE-së, tha se sheshi në veri do të jetë i paparë, dhe e ka thënë të vërtetën, sepse, askund në botë nuk ndodh që në rrugë të mbillen lule prej betoni, dhe asfalti të quhet park, plus shqiptarët të gëzohen me ‘ali-hoxha’, ‘hoxhë-alia’!



