Berisha kalon lëndimin, nga minuta e parë ndaj Bolognes
Atalanta merr një lajm të mirë para ndeshjes së sotme kundër Bolongnes.
Tani duket se “gardiani” kuqezi është rekuperuar plotësisht dhe do të rimarrë vendin e tij në katërkëndëshin e skuadrës bergamaske, e cila ditën e sotme luan një ndeshje të rëndësishme për të arritur objektivin e madh për të marrë pjesë në Ligën e Evropës.
Etrit Berisha është një nga pikat më të forta të kësaj skuadre dhe padyshim që rekuperimi i tij për ndeshjen ndaj Bolonjës ka gëzuar stafin teknik duke parë se portieri shqiptar jep një garanci më shumë për mbrojtjen kur është në fushë.



