Berisha: Loja e LVV-së me Listën Serbska është manipulim i pastër
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër sjelljen e VV-së në KQZ.
Ai ka vlerësuar se moscertifikimi i këtij subjekti politik në KQZ është lojë e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se veprimi i partisë së Albin Kurtit është manipulim i pastër dhe një mashtrim brutal që synon t’i përdorë njerëzit me mendim të kufizuar kritik.
“Loja e LVV-së me Listën Serbska është manipulim i pastër, një mashtrim brutal që synon t’i përdorë njerëzit me mendim të kufizuar kritik ( analfabetë funksional), për një grusht votash më shumë të asaj pjese të shoqërisë që propaganda i ka mbajtur të ngujuar mendërisht që prej vitit 1999. Kjo nuk është politikë, kjo është inxhinieri e ftohtë e mashtrimit publik. Një loj e e till e poshtër manipuluese ka ndodhë edhe në zgjedhjet e mëparshëme, mirpo cili ishte përfundimi i k’saj loje!?”, ka shkruar Berisha, duke rikujtuar kritikat e ndërkombëtarëve.
“Reagimet e miqve ndërkombëtar, atyre që e ndihmuan Kosovën të bëhet shtet, nuk janë këshilla për t’u hedhur poshtë, por sinjal alarmi. Kur ata flasin për lojërat e rrezikshme të sektit politik të Albinit, çdo qytetar edhe ai më i zakonshmi, ka obligim me u zgjuar. Sepse në të kundërtën, rrezikon me u shndërruar ose në vegël të mashtrimit, ose në viktimë të tij. Është e turpshme dhe e papranueshme me synu fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke e dëmtuar edhe më tej imazhin e Kosovës, vetëm për interesa të një grupi infantilësh politik”, ka shkruar Berisha.



