Berisha mbyll protestën: Korrëm një fitore sot
Kreu i PD Sali Berisha ka folur në selinë blu në mbyllje të protestës së PD para Kryeministrisë, duke e konsideruar atë një fitore të opozitës. Berisha theksoi se përmes kësaj proteste i është dërguar një mesazh i shkëlqyer çdo shqiptari dhe një mesazh i madh për miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë.
“Heronj të vërtetë jeni! Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha.
“Korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të rri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë s’na ndal ne pa e hedhur Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë”, shtoi kryedemokrati.
Protesta e opozitës, ish-vila e diktatorit Enver Hoxha në flakë
A2CNN raporton se gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës.
Protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë
Protestuesit e PD janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, aty ku patën dhe përplasje me efektivët e policisë, pasi tentuan që të çajnë kordonin.
Raportohet se tashmë ata janë drejtuar drejt Parlamentit, ndërsa gjatë rrugës kanë hedhur sërish molotovë.
Protestuesit nuk kanë ndaluar te Parlamenti, por kanë vijuar marshimin.
Protestuesit “thyejnë” kordonin e policisë, uniformat blu hedhin ujë dhe gaz lotsjellës
Protestuesit e opozitës vijojnë protestën pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën e Unazës. Shihet se protestuesit janë bllokuar nga policia gjatë marshimit të tyre. Ka pasur një përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Raportohet se protestuesit kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor, ndërsa policia ka përdorur ujë për t’i shpërndarë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa grupi i protestuesve po qëndron ende në vendngjarje, duke kërkuar të vazhdojë marshimi drejt institucioneve përkatëse.Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë.
Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë
A2CNN raporton se është bllokuar lëvizja e mjeteve në Rrugën e Elbasanit.
Po ashtu mësohet se efektivët u kanë bërë pritë protestuesve në unazë dhe pranë godinës së Drejtorisë së Policisë është vendosur një kordon policor.
Kujtojmë që drejtuesi i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të PD-së, gjatë protestave të fundit para Kryeministerisë.
Sikurse në protestën e së premtes së kaluar, Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, 25 persona ishin brenda, shumica amerikanë






