Berisha: Më kanë kërkuar Manchester United dhe Liverpool

Berisha: Më kanë kërkuar Manchester United dhe Liverpool

Anëtari i Melbourne Victory rrëfen këtë çështje detajisht.

“Më kujtohet se si të gjitha klubet e Premier Ligës më kërkonin, por Burnley u tregua më i shpejti”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të Ligës A.

“Por kam dëgjuar se edhe klube tjera kanë shprehur interesim. Menaxheri im më ka thënë diçka për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin… se kanë qenë të interesuar”, thotë Berisha.

“Më kujtohet, isha në top formë asokohe. Po luaja për Hamburgun atë kohë dhe isha supe ri fuqishëm. Por nënshkrova me Burnleyn një kontratë tre vjeçare sepse trajneri [menaxheri skocez, Steven Caldëell] më dëshironte dhe mua më pëlqeu stadiumi [Turf Moor]. Për mua ishte mrekulli dhe më pëlqenin përkrahësit special të Burnelyt. E adhuroja atë kohë”, është shprehur Berisha. /Periskopi.com

Shpërndaje në: