Berisha një ndër pesë portierët më të mirë në Itali

Berisha një ndër pesë portierët më të mirë në Itali

Etrit Berisha ia ka parë hairin huazimit të tij te Atalanta nga Lazio.

 Pasi nuk u aktivizua rregullisht te Lazio, shqiptari vendosi të huazohej në ditën e fundit te Atalanta.

E pas huazimit, reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë fantastik në disa ndeshje.

Kësisoj ai është vlerësuar shumë në Itali dhe është futur në mesin e pesë portierëve më të mirë.
Në pozitën e parë ndodhët reprezentuesi polak dhe portieri i Romës, Woijchech Szczesny që ka mbajtur portën e pa prekur në 14 ndeshje.

Pozitën e dytë e ndajnë ai i kampionit aktual, Juventusit, Gianluiggi Buffon dhe portieri i Fiorentinës, Ciprian Tatarusanu me nga 12 ndeshje.

Ndërkohë Etrit Berisha dhe Gianluiggi Donnarumma kanë mbajtur portat e pa prekura në 11 ndeshje.

Berisha ende nuk e di të ardhmen e tij pasi është vetëm i huazuar te Atalanta nga Lazio.

Gjithsesi dy klubet do të vendosin në muajin qershor për një transferim të plotë të Berishës në Bergamo për një vlerë prej pesë milionë euro.

Shpërndaje në: