Berisha pas arrestimeve nga Specialja: Mostrum politik që ka qëllim barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë
Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kritikuar aksionet e sotme të Gjykatës Speciale në Kosovë, ku janë arrestuar disa persona.
Ai e ka vlerësuar Gjykatën Speciale si monstrum politik, e cila po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Specialja do të dështojë në misionin e saj.
“Në kohën kur po shihet hapur se po dështon Gjykata e Hagës si projektë serbo-rusë dhe i argatëve të tyre në Kosovë, sot ajo paska ndërmarrën një aksion tjetër arrestimesh në Kosovë, për me arsyetu shpenzimet milionshe që vijnë nga taksat e evropianëve. Ky mostrum politik i cili për qëllim ka barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë, do të dështoj, pamvarësisht vuajtjeve që po ju shkakton bashkëluftëtarve tanë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha.



