Berisha pranon të luajë për Kosovën
Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës kanë marrë një lajm shumë të mirë.
Sulmuesi i Melburne Victory, Besart Berisha ka pranuar të luajë për vendlindjen e tij.
Lajmi është konfirmuar nga shoku i 31-vjeçarit, Enis Fetahu, i cili ka postuar një status një rrjetin social Facebook ku sqaron se Berisha do të niset së shpejti për Kosovë.
“Ky është kosovar, shqiptar dhe është herë. Besart Berisha u nisëm. Rusia 2018”, ka shkruar Fetahu në Facebook. /Periskopi.com



