Berisha tallet me tifozët e Juventusit në aeroplan
Portieri shqiptar ishte në radhët e zikaltërve dhe pikërisht në fund të sfidës u shpall njeriu i ndeshjes, pasi arriti të priste penalltinë e goditur nga Paulo Dybala.
Pikërisht për këtë “gardiani” kuqezi është ngacmuar në çarterin e Kombëtares gjatë udhëtimit drejt Spanjës.
Newsport.al bën me dije se në çarter kishte rreth 130 vetë, ndër ta biznesmenë dhe tifozë të Juventusit.
Pikërisht për sfidën ndaj Atalantës shtatlarti i portës sonë ishte pyetur si ia kishte arritur të kuptonte krahun.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që ai nuk fliste fare dhe vijonte të luante lojën i qetë në tabletin e tij duke mos dhënë asnjë përgjigje.
Kujtojmë që në atë sfidë, nëse topi do të përfundonte në rrjetë, Atalanta do të mundej me rezultatin 2- 3 nga kampionët e Italisë, por falë cilësive të portierit tonë, ai takim përfundoi me rezultatin 2-2.




