Bernard Berisha në Kosovë, tri javë para ndeshjes me Turqinë (Foto)

Bernard Berisha në Kosovë, tri javë para ndeshjes me Turqinë (Foto)

Përfundimi i kampionatit në Rusi, ka bërë që Bernard Berisha, të rikthehet në Kosovë, dhe të përgatitet tri javë më herët për ndeshjen me Turqinë.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës e mbylli kampionatin rus me Terek Groznyn, tek të cilët kaloi në janar të këtij viti nga Anzhi.

“Rruga e mbarë na koft”, ka shkruar Bernardi në Facebook, gjatë rikthimit të tij, raporton Gazeta Olle.

Në ndeshjet e fundit, ai nuk kaloi mirë, pasi pati minutazh të vogël tek Tereku.

Në ditët në vijim, në Kosovë pritet të vijnë edhe lojtarët tjerë, pasi kampionet në vendet evropiane janë në përfundim.

Kosova nis grumbullimin më 5 qershor.

Shpërndaje në: