Bernard Challandes flet pas fitores së Kosovës ndaj Burkina Faso (Video)

Bernard Challandes flet pas fitores së Kosovës ndaj Burkina Faso (Video)

Kosova mposhti Burkina Faso me rezultat 2:0

Përfaqësuesja e Kosovës shënoi dy fitore brenda pak ditësh, së pari mposhti Madagaskarin me rezultat 1:0, ndërsa sot triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Burkina Faso, shkruan Periskopi.

“Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit,” ka thënë Challandes.

“Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin.

“Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të theksoj zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: