Bernardeschi hedh “bombën”, tregon se ku do t’i pëlqente të luante

Bernardeschi hedh “bombën”, tregon se ku do t’i pëlqente të luante

Talenti i ri italian, Federico Bernardeschi është subjekt i shumë spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga Fiorentina.

Një nga skuadrat e interesuara për italianin ka qenë edhe Juventusi, për të cilin klub foli në një intervistë të mbajtur dje, transmeton Periskopi.

“Ku? Mendoj që te Fiorentina në kampin e tyre. Juve? Nuk e di, jam i qetë dhe nuk e kam me ngut”.

“Besoj se secili duhet ta kryej punën e tij. Unë e kamë time, dhe përpiqem ta bëjë në mënyrën më të mirë”.

“Nuk ka të bëjë me agjentin tim dhe klubin. Nuk ndërhyjë, por po e përsërisim, që nuk e kam me ngut. Por, kujt nuk do t’i pëlqente të luante me Juventusin?”

Bernardeschi është një nga talentët më premtues për të ardhmen e futbollit italian.

Shpërndaje në: