Bes Kallaku “takim” me Donald Trump, publikon një fotografi në Instagram
Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka publikuar një fotografi të montuar ku shihet i ulur pranë presidentit Amerikan, Donald Trump dhe gruas së tij Melania Trump, shkruan GazetaBlic.
Ai njihet për humorin e tij jo vetëm kur është në skenë e para ekranit, por edhe gjatë ditës, sidomos kur është me shoqëri.
“E di vlla e di. Hahahaahah. @xhovanii” – është përshkrimi që i ka vënë fotografisë së publikuar në “Instagram”.
Përndryshe, Kallaku i cili vitin që shkoi e kurorëzoi dashurinë me këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj, pritet të bëhet baba pasi që para pak ditësh çifti e kanë bërë publike që po presin një fëmijë.

Kujtojmë që me t’u martuar, që të dy sikur Kallaku po ashtu edhe Myrtezaj i kanë kushtuar këngë dashurisë së tyre. Madje kënga “Skifterja e Zemrës” arriti të renditet si kënga shqipe, e treta më e dëgjuara në YouTube për vitin 2017-të. / © GazetaBlic /




