Besa fiton Kupën e Kosovës

Besa fiton Kupën e Kosovës

Besa është fituese e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/17.

Pejanët fituan pas ekzekutimit të penalltive kundër Llapit.

Ndryshe, sfida mes llapjanëve dhe pejanëve prodhoi dy gola, por jo edhe fitues në kohën e rregullt.

Besa kaloi në epërsi me Diar Miftarajn, i cili realizoi nga penalltia në pjesën e parë.

Megjithatë, tre minuta brenda pjesës së dytë, Llapi barazoi në 1:1 me Festim Krasniqin, po ashtu nga penalltia.

Besa fitoi me penallti 4:2.

Shpërndaje në: