Besa shkatërron Hajvalinë
Pejanët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Hajvalisë me rezultat të thellë prej 6:1.
Kuqebardhët në pjesën e parë zgjodhën enigmën sa i përket fituesit pasi që realizuan katër gola, transmeton Telegrafi.
Xhevdet Shabani (‘22), Qemal Elshani (‘29), Xhevdet Shabani (‘40) dhe në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi Leart Emini.
Me të filluar pjesë e dytë, Edinson Morina në të 47 minutë shënoi golin e vetëm për Hajvalisë.
Pejanët patën edhe një rast për të rikthyer epërsinë prej katër golave, por Xhevdet Shabani në minutën e 65 nuk u tregua i saktë prej pikës së bardhë.
Atë që se bëri Shabani, e bëri Elshani me golin e dytë duke e risjell epërsinë e pejanëve prej katër sosh ndërsa ‘Hat-trick’ e kompletoi në minutën e fundit.
Në vazhdim të ndeshjes më nuk u tundën rrjetat e ekipeve respektive dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 6:1.
Pas kësaj fitore, Besa zë pozitën pestë me 40 pikë ndërsa Hajvalia gjendet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë.



