Besi dhe Xhensila shijojnë muajin e mjaltit, duken më të dashuruar se kurrë (Foto)
Muaji i mjaltit vijon për çiftin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.
Herë pas here ata publikojnë në rrjete sociale foto dhe video nga momentet e tyre të lumtura gjatë muajit të mjaltit në Maldive.
Në këto imazhe ku ata shfaqen më të dashuruar se kurrë shohim edhe linjat perfekte të Xhensilës, e cila duket e mahnitëse me bikini. Çifti u lidh në martesë më 1 shtator në një dasëm mjaft të madhe në Pallatin e Brigadave.









