Besi tregon për hërë të parë pse e fshehën për 5 muaj shtatzëninë e Xhensilës

Besi tregon për hërë të parë pse e fshehën për 5 muaj shtatzëninë e Xhensilës

Lajmet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Xhensila Myrtezaj dolën shumë kohë përpara se ajo dhe aktori Bes Kallaku ta jepnin publikisht lajmin. Kanë qenë të shumta rastet kur ata e kanë mohuar diçka të tillë sepse kishin vendosur ta mbanin të fshehtë.

Por vetëm një muaj më parë çifti vendosën që ta bëjnë publik lajmin dhe përmes një postimi në “Instagram” ata na kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

I ftuar në “Një kat me lart” Bes Kallaku ka treguar arsyen se pse e mbajtën të fshehtë lajmin për mbi 4 muaj.

Besi u shpreh se në fakt disa gjëra duhet të mbahen për vete dhe se 3,4 muajt e parë Xhensila ka patur shqetësimet e saja dhe nuk kishin si të dilnin që ditën e parë të tregonin se ajo është shtatzënë.

“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet dihet që 3, 4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën”,- tregoi aktori.

Ai gjithashtu tha se dëshirën për këtë vendim më shumë e kishte Xhensila. Çifti janë në pritje të një vajze dhe ne i urojme që çdo gjë t’i shkoi mirë.

Shpërndaje në: