Besiktas reagon pas vendimit të TFF-s, nuk udhëton fare për të vazhduar takimin me Fenerbahcen (Video)
Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që ndeshja e tensionuar ndërmjet Besiktasit dhe Fenerbahces të luhet më 3 maj, por ky vendim nuk pritet që të përfillet nga ana e Besiktasit
Ndeshja e luajtur më 19 prill ndërmjet Fenerbaces dhe Besiktasti solli tensione në fushë dhe më pas u ndërpre kur tifozët vendas goditën në kokë trajnerin Senol Gunes, transmeton Peruiskopi.
“Duke respektuar traditën tonë 115 vjecare, dhe duke diskutuar me liderët tonë, kemi ardhur me një qëndrim se nuk do të udhëtojë fare për ndeshjen kundër Fenerbahces. Shpresojmë që për këtë vendim të kemi sjellje të mira edhe nga tifozët”, shkruhet në njoftimin e klubit të Besiktasit.
Nga ky rast pritet që të përfitojë Fenerbahce pasi do të kalonte në finale të Kupës së Turqisë. /Periskopi/



