Besim Dina paraqitet me humor në emision: S’kam shku në luftë se atëherë ishte situatë e keqe
Aktori dhe shoumeni i njohur Besim Dema ka dalë në një emision për të konfirmuar se nuk është veteran i rremë, pasi që emri i njëjtë i një personi tjetër u publikua në listat e veteranëve.
Dina, në emisionin Info Magazine ka shkuar duke atkruar fillimisht, duke e vonuar përgjigjen përfundimtare nëse bëhet fjalë për të ose jo.
Ai, me humor tha se “n’luftë kom pas qeft me shku po u kanë situata shumë e keqe. Nuk jam kanë në luftë”.
Humorin e ka vazhduar duke thënë se i çmon ata që kanë qenë në luftë.
“Kush u kanë në luftë, bravo”, ka thënë ai duke shtuar se nuk është veteran i luftës së fundit, por i Luftës së II-të Botërore mund të jetë.
“Unë jam Besim Rexhep Dina”, tha ai, duke e qartësuar se nuk bëhet fjalë për të. /Periskopi/



