Besim Dina thotë se ka pasur oferta që t’i hyjë politikës

Besim Dina thotë se ka pasur oferta  që t’i hyjë politikës

Besim Dina shumë shpejtë do t’i rikthehet ekranit, por kësaj herë në Klan Kosovë. Ndërsa ai gjatë një interviste për “Prive” ka rrëfyer gjëra për jetën e tij personale.


Besimi në këtë rast e ka luajtur rolin e gazetares, ndërsa ka qenë gazetarja ajo që është përgjigjur në emër të tij, gjithsesi përgjigje të ditura nga Dina.

Prezantuesi i njohur ndër të tjera ka thënë se ka pasur oferta t’i hyjë politikës, ndërsa ai ka treguar se femra e tij ideale do të ishte intelektuale, biondinë dhe e gjatë.
Besimi bëri të ditur gjithashtu se shpenzon shumë për rrobat e tij dhe se vishet firmato.
E një gjë që është vërejtur te emisioni i tij është se aty nuk këndohet tallava dhe se nuk ka reklama të produkteve serbe. Kjo për faktin pse ai tha se është patriot dhe dëshiron t’iu ndihmoj prodhuesve vendor.

Shpërndaje në: