Besnik Berisha këshillon Abdixhikun: Mirë do ishte me ndalë gojën, e me kontrollu dorën
Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, për të cilin pretendon se po bën një ndarje të këtij subjekti politik mes “të rinjtë” dhe “të vjetrit”.
Berisha ka kujtuar se para dy ditësh Abdixhiku përmendi dorëheqjen, teksa sot, siç u shpreh ai, po paralajmëron “fshesë” për të vjetrit.
“Qenka nda LDK-ja ne “te vjeter” e “te rinj”. Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit. Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia “pranon”, sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites”, deklaroi Berisha.
“Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes. Mos te harrojme, kur kryetari fillon me i trajtu njerezit si pengesa, partia fillon me i humb te gjithe”, vijon ndër të tjera avokati Berisha.



