Besnik Hasi dëshiron dy futbollistë të Barcës tek skuadra e tij e re (Foto)
Trajneri shqiptar nga Gjakova, Besnik Hasi ka marrë drejtimin e skuadrës greke të Olimpiakosit.
Ai menjëherë ka bërë planet për përforcimin e skuadrës me prurje të reja, transmeton Periskopi.
Sipas mediave greke, Hasi ka identifikuar dy lojtarë të Barcelonës si të nevojshëm për skuadrën e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Franca, Jeremy Mathieu dhe sulmuesin Christian Tello.
Të dy këta besohet se nuk bëjnë pjesë në planet e klubit katalunas, andaj pritet që transferet e tyre të ndodhin. /Periskopi



