Besnik Hasi transferon futbollistin e njohur serb në Olympiacos (Foto)
Besnik Hasi ka filluar aventurën e tij në krye të kampionëve grekë, Olimpiakos dhe klubi grek po punon për të plotësuar dëshirat e trajnerit në merkato.
Filip Djordjevic duket së është prioritet për trajnerin gjakovar, ndaj klubi grek po këmbëngul për transferimin e tij nga Lazio e Igli Tares.
Mediat italiane raportojnë se bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe se brenda kësaj jave mund të vijë zgjidhja që do ta çonte sulmuesin serb në Greqi, shkruan “Top Channel”.
Djordjevic u transferua nga Nantes te Lazio, para tre viteve dhe në 67 ndeshje ka arritur të shënojë 11 gola me kryeqytetasit. Gjithsesi, dëmtimet e shpeshta të tij, kanë bërë që klubi i Lazios të mos i besojë më për vazhdimin dhe ta nxjerrë në merkato.




