Besnik Osmani: Bizneset tona vendore mund të jenë motor i zhvillimit ekonomik
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar një biznes vendor që vepron tash e 15 vite, raporton Periskopi.
Ai në Facebook njoftoi se biznesi i lulishtes përvec që ka punësuar qytetarë, po ashtu edhe eksporton në shumë shtete të jashtme.
Ai zotohet për mbështetje për këtë sektor.
Postimi i plotë:
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë 🌿 Lulishten “CUFA”, e cila prej mbi 15 vitesh është shembull i punës. Ky biznes vendor ka krijuar vende pune për shumë familje dhe ofron një gamë të gjerë fidanësh, bimësh dekorative, lulesh e gjelbërim që i japin bukuri dhe jetë mjedisit tonë.
Ajo që më bëri shumë përshtypje është fakti që përveç tregut vendor, “CUFA” arrin të eksportojë edhe në shtete të jashtme, duke promovuar prodhimin tonë dhe emrin e Kosovës. Ky është një shembull i qartë se si bizneset tona vendore mund të jenë motor i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies për qytetarët.
Unë mbetem i përkushtuar që të ndihmoj fuqishëm në këtë sektor.
Fushë Kosova PËRTEJ! 💙



