Besnik Osmani: Fushë Kosova zhvillohet me ekonomi të fortë dhe biznese aktive

Besnik Osmani: Fushë Kosova zhvillohet me ekonomi të fortë dhe biznese aktive

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar takime me bizneset lokale, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në zhvillimin e tregut vendor.

Ai theksoi se në Fushë Kosovë gjenden biznese të suksesshme nga fusha të ndryshme, nga pajisjet sportive deri te shërbimet e dekorit dhe pastërtisë, që po e bëjnë ekonominë lokale më konkurruese.

“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar se përkrahja e bizneseve do të jetë një ndër prioritetet e tij kryesore.

Shpërndaje në: