Besnik Osmani i LDK-së: Premton transparencë dhe profesionalizëm
Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka dhënë një mesazh për qytetarët e kësaj komune.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për planin dhe zhvillimin katër vjecar
“Përmes këtij programi, ne hapim një kapitull të ri në historinë e qytetit tonë – një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës”, ka shkruar Osmani.
Ai është zotuar për profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim.
“Ne premtojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret, të mbështetur në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut. Synimi ynë është një qytet modern, funksional dhe i drejtë, ku qytetari është gjithmonë në qendër të vendimeve dhe ku secili ndjehet i mbështetur dhe i fuqizuar për të kontribuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit tonë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:



