Besnik Osmani mbyll fushatën në Fushë Kosovë: Energjia juaj na jep forcë, besimi juaj na obligon

Besnik Osmani mbyll fushatën në Fushë Kosovë: Energjia juaj na jep forcë, besimi juaj na obligon

Kandidati për Kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se ka përmbyll fushatën zgjedhore.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se 9 nëntori është dita e fitores.

“Qytetarë të mrekullueshëm të Komunës së Fushë Kosovës,Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj spektakolare sonte! Mbështetja që na dhatë në tubimin përmbyllës ishte dëshmi e qartë se jemi një familje e madhe, e bashkuar dhe e vendosur për të ardhmen që e meritojmë. Me ju dhe për ju do të punojmë pa u ndalur asnjë çast.Energjia juaj na jep forcë, besimi juaj na obligon, ndërsa 9 nëntori do të jetë dita jonë e madhe!Së bashku fitojmë.Së bashku ndërtojmë një Fushë Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: