Besnik Osmani: Përkrahja e qytetarëve na motivon për qeverisje të përgjegjshme

Besnik Osmani: Përkrahja e qytetarëve na motivon për qeverisje të përgjegjshme

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me banorët e këtij qyteti.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se para qytetarëve ka bërë prezantimin e zotimeve.

“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin. Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe.
Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri.Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: