Besnik Osmani premton Qendër Inovative në Vragoli

Besnik Osmani premton Qendër Inovative në Vragoli

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se se ka vizituar “Brutal Gaming” në lagjen Dardania.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka premtuar ndërtimin e Qendrës Inovative në Vragoli.

“Sonte, vonë në mbrëmje, vizitova “Brutal Gaming” në lagjen Dardania. Përtej lojës dhe argëtimit, është edhe një mundësi për zhvillimin e aftësive konkuruese. Ne do të ndërtojmë Qendrën Inovative në Vragoli – hapësirë ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë ide kreative, projekte të reja dhe të shndërrojnë pasionin në sukses të prekshëm. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: