Besnik Osmani: Sporti është krenaria jonë, do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg

Besnik Osmani: Sporti është krenaria jonë, do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg

Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive në komunë, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë sportistë.

“Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën. Kjo është dëshmi e potencialit të madh që e ka rinia jonë,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se tani është koha për të ndërmarrë hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Prandaj, është koha të investojmë në kushte më të mira sportive – stadiume dhe fusha moderne, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe suksesin e sportistëve të ardhshëm,” është shprehur ai.

VIDEO

Shpërndaje në: