Besnik Osmani takon banorët: Biseduam për programin qeverisës
Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani, ka takuar banorët pranë Stacionit të Trenit, raporton Periskopi.
Ai në këtë takim biseduan për programin qeverisës.
Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme.
Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës.
Banorët shprehën mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe mundësive për zhvillim.
Fushë Kosova PËRTEJ!



