Besnik Osmani viziton bizneset, diskuton për problemet që po përballen pas shtrenjtimit të energjisë
Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar kompaninë Koral Corporation.
Osmani theksoi se diskutoi për sfidat që ka sektori i përpunimit të ushqimeve, e sipas tij për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë, ata po përballen me shumë vështirësi për të mbajtur konkurrueshmërinë dhe praninë e tyre në treg.
“Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, diskutuam për sfidat që ka sektori i përpunimit të ushqimeve, ku për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë, ata po përballen me shumë vështirësi për të mbajtur konkurrueshmërinë dhe praninë e tyre në treg. Si kandidat për kryetar të Komunës, besoj fuqishëm se mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, punësim të ri dhe forcim të kapaciteteve vendore. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Besnik Osmani përmes një postimi në “Facebook”.



