Besnik Osmani viziton familjen Ismaili: Dha tre martirë për lirinë e Kosovës, sakrifica e tyre është e shenjtë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar familjen Ismaili në Miradi të Poshtme, familje që ka dhënë tre martirë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Sot pata nderin të vizitoj familjen e nderuar Ismaili, e cila ka dhënë tre martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sakrifica e tyre është e shenjtë dhe do të mbetet përjetësisht në kujtesën tonë. Lavdi martirëve të kombit dhe respekt i pafund për familjet që sakrifikuan më të dashurit për atdheun!”, ka deklaruar Osmani.




