Besnik Osmani viziton Karvanin Shëndetësor në Harilaq: Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar mëngjesin e sotëm Karvanin Shëndetësor ‘përshëndetje’, i cili ndaloi në fshatin Harilaq. Aktiviteti kishte për qëllim ofrimin e këshillave dhe shërbimeve të shëndetit për qytetarët, duke promovuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor parandalues, shkruan Periskopi.
Osmani shprehu mirënjohje për ekipin e QKMF-së Fushë Kosovë dhe organizatorët, duke theksuar rëndësinë e nismave të tilla për komunitetin.
“Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë”, u shpreh Osmani.



