Besnik Osmani viziton qendrën industriale në Miradi të Epërme

Besnik Osmani viziton qendrën industriale në Miradi të Epërme

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka njoftuar se ka vizituar qendrën industrial në Miradi të Epërme.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se në këtë qendër operojnë mbi 50 kompani.

“Qendra industriale në Miradi të Epërme po zhvillohet për mrekulli! Sot aty veprojnë shumë biznese – mbi 50 kompani me rreth 1000 të punësuar dhe me investime që tejkalojnë 40 milionë euro. Ky projekt pritet të përfundojë së shpejti.Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe investitorëve, të cilët po e kthejnë Miradin e Epërme në një qendër të fuqishme ekonomike.Me këtë frymë bashkëpunimi do të vazhdojmë edhe pas 12 tetorit – për një Fushë Kosovë më të zhvilluar, më punëtore dhe më të qëndrueshme! Fushë Kosova PËRTEJ”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: