Besnik Osmani viziton Shoqatën e Pensionistëve në Fushë Kosovë: Detyrë jonë t’i vlerësojmë dhe respektojmë brezin që punoi për vendin
Besnik Osmani, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, vizitoi Shoqatën e Pensionistëve, ku u takua me qytetarë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë dhe vendin tonë.
“Brezi i pensionistëve është shembull i sakrificës, ndershmërisë dhe dashurisë për atdheun. Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësi që t’i vlerësojmë, t’i respektojmë dhe të sigurojmë kujdesin e merituar për ta,” tha Osmani.
Ai nënvizoi se e ardhmja e Fushë Kosovës duhet të jetë një e ardhme ku çdo brez ndjehet i sigurt dhe i respektuar, duke premtuar punë të përkushtuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot pasdite patëm kënaqësinë të vizitonim Shoqatën e Pensionistëve.
U takova me njerëz që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë – brezi që punoi me sakrificë, ndershmëri dhe dashuri për vendin.
Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrimin që t’i vlerësojmë, t’i respektojmë dhe të punojmë që ata të kenë kujdesin e merituar.
E ardhmja që duam të ndërtojmë, duhet të jetë një e ardhme ku çdo brez ndjehet i sigurt dhe i respektuar.
Fushë Kosova PËRTEJ!





