Besnik Tahiri e propozon veten për anëtar të pesë komisioneve, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend
Një moment qesharak ka ndodhur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në sallë shpërthyen të qeshurat pasi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e propozoi veten për anëtar të pesë komisioneve.
Komisionet në të cilat e propozoi veten janë:
-Komisioni për të drejtat dhe interesin e komuniteteve dhe kthim
-Komisioni për Legjislacion, Mandate Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundërkorrupsion
-Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji
-Komisioni për Ekonomi
-Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike
Për komisionet tjera u propozuan Albana Bytyqi, Time Kadriaj dhe Bekë Berisha



