Besnikëria e qenit s’njeh kufi: Qeni me emrin Leo qëndron në vendin ku e la pronari qe 4 vjet
Një qen i humbur priti për katër vjet që padroni i tij të kthehej në ekzakt të njëjtin vend ku ai e kishte lëshuar nga një kamion.
Një çiklist që kalonte andej me emrin Anuchit Uncharoen e pa qenin dy herë duke kaluar në autostradën Roi-Et, në verilindje të Tajlandës këtë muaj.
Ai u ndal për të parë qenin ndërsa banorët i kishin thënë se ai kishte qëndruar në të njëjtin vend në katër vitet e fundit, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Banori me emrin Saowaluck Pinnuvech tha se e kishte parë qenin në të njëjtin vend edhe në fillim të vitit 2016.
“E kam parë këtë qen që prej 2016-s, në atë kohë ai ishte asht e lëkurë.” – tha ai.
Çiklisti më pas e kishte shpërndarë storjen online me qëllim që të gjente pronarin e qenit. Mësohet se ky qen e kishte emrin Leo. /Periskopi



