Beyonce shkon për të kryer blerje në një market, ja si reagojnë fansat
Top këngëtarja e pop muzikës Beyonce, është mbretëreshë e skenës muzikore, por ajo vazhdon të bëjë blerjet e saj në markete të rëndomta dhe pazare.
37 vjeçarja raportohet të ketë 355 milionë dollarë në Bankë , dhe së fundmi ka mahnitur fansat e saj me faktin se ka hyrë në një supermarket në Los Angelos për të blerë gjëra për vete.
Ajo është fotografuar dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me fotografinë e saj në supermarket.
“Prisni, a është kjo Beyonce e cila po blen në të njëjtin market me mua”, ka shkruar një fanse në Twitter.

10.7 milionë ndjekës në Twitter e kanë ripubliku postimin e kësaj fanse përfshirë edhe shumë yje. /Periskopi



