Bien çmimet e naftës në krejt botën, në Kosovë asnjë cent – Nga Qeveria thonë se mekanizmat e tyre dhanë rezultate

Bien çmimet e naftës në krejt botën, në Kosovë asnjë cent – Nga Qeveria thonë se mekanizmat e tyre dhanë rezultate

Goditja e regjimit të Ajetollahëve në Kosovë rezultoi me ngritjen e çmimit të naftës në tregjet kosovare, duke prekur gati vlerën 2 euro.

Edhe pas marrëveshjes për armëpushimin dy javësh, çmimet s’pësuan as edhe një ulje, e Qeveria s’mori edhe edhe një masë.

Bizenset po kërkojnë marrëveshje më afatgjatë, këtë e konfirmoi edhe Fadil Berjani, Kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, tha ai.

Madje kur në botë nafta u lirua për 19 për qind, më 8 prill në Kosovë një litër kushtoi 1 cent më shtrenjtë se një ditë më parë. Ministria e Tregtisë vendosi që të kontrollojë pikat shitëse të derivateve për të identifikuar shkelësit, megjithatë asgjë prapë s’ka ndryshuar.

Mirëpo, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri këtë s’po e sheh si fort të duhur, duke fajësuar Qeverinë

“Na kanë hUmb kohë me kontrollim të marzhës edhe nuk dojnë me pru masa të reja siç është inicimi i blerjes së rezervave edhe transparenca që edhe na me e pa se kur është tu u marr çmimi i importit më i lartë e kur më i ulët”, tha ajo.

Kusari-Lila uron të stabilizohet çmimi i naftës, thotë se mekanizmi i saj dha rezultate

Shpërndaje në: